TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia procedon penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".
Në një njoftimin për mediat, policia thotë se "gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Pengim i subjekteve zgjedhore".
Dy ditë më parë, Frrokaj në studion e një televizioni deklaroi: “në 30 qershor do të mbroj pronat nën administrimin e bashkisë”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:
- A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
- Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.