AKTUALITET, 28 Shkurt 2018, 09:21

526 kg kokainë u kap brenda kamionit në Durrës, çfarë tha shoferi

526 kg kokainë u kap brenda kamionit në Durrës, çfarë

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar gjatë natës në Portin e Durrësit. Pas peshimit ka rezultuar se brenda kamionit janë sekuestruar 526 kg kokainë.

Droga është kapur brenda një kamioni që ishte gati të udhëtonte drejt Italisë, ndërkohë që mësohet se vinte nga kolumbia dhe kishte destinacion Evropën.

Sasia e kokainës është konstatuar e fshehur brenda kamionit dhe është pikasuar gjatë kontrollit, ndërkohë që operacioni është finalizuar nga Krimet e Rënda. Mësohet se trafikantët ishin në përgjim dhe kjo i ka nxjerrë zbuluar, por ende nuk ka detaje rreth identitetit të tyre.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, por ai në dëshminë e parë për policinë ka mohuar të kishte dijeni se po transportonte sasinë e drogës.

Ndërkohë që krahas tij janë shoqëruar edhe disa persona. Policia po vijon hetimet.