AKTUALITET, 16 Prill 2021, 13:38

Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata liron policin e arrestuar dhe vëllezërit Fufi

Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata liron policin e arrestuar

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia policin e arrestuar për përplasjen me armë në Mamurras, D.Medani së bashku me vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi.

Ata janë lënë të gjithë në detyrim paraqitje teksa seanca për policin dhe vëllezërit u zhvilluan të ndara.

Vëllezërit Fufi bashkë me Nikoll Fufin (Vorfi), për të cilin masa do të jepet në spital pasi është i plagosur, akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim.

Këta persona janë të afërm të një ish-deputeti të parlamentit shqiptar, Mhill Fufin.

Më 13 prill, personat e sipërpërmendur goditën me sende të forta policin D.M, teksa ky i fundit qëlloi për vetëmbrojtje sipas SHÇBA.

E gjitha nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit, dhe aty policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Më pas ishin vëllezërit Fufi që i kanë dalë para policit për ta goditur, por ky i fundit pasi i ka paralajmëruar, qëlloi në ajër dhe më pas dy kolegët e një tjetër.