AKTUALITET, 16 Prill 2021, 12:53

Ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të rinj është i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor

Ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të rinj është i

Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas dokument që ishte publikuar nga mediat spanjolle.

Roth përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme”, shkruan zyrtari gjerman.

Gjermania e udhëhequr nga Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve që çonin kah prishja e multi-etnicitetit të Kosovës.

Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban.