AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 09:51

Përplasja e trenit me veturën në Golem, fotot nga vendi i ngjarjes

Një tren është përplasur me një veturë në Golem mëngjesin e ditës së sotme.

Nga aksidenti ka te plagosur por policia e Durrësit thotë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët. Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/17/kavaje-treni-perplaset-me-veturen-dyshohet-se-ka-te-plagosur/