TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Nga të dhënat paraprake mësohet se një nga automjetet ndiqej nga Policia kur është përplasur me një tjetër makinë. Dyshohet se arsyeja ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë. Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Një grua është parë të futej në ambulancë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se gjendja e saj nuk dukej e rëndë. Mësohet se ka persona të shoqëruar.
