AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 09:23

Abuzimi seksual me 1 mijë fëmijë, reagon për herë të parë Vatikani

Abuzimi seksual me 1 mijë fëmijë, reagon për herë

Vatikani ka reaguar për herë të parë, pas publikimit të një raporti që detajonte abuzimet e tmerrshme seksuale të priftërinjve me fëmijët, për dekada me rradhë, në Kishën Katolike.

Në reagimin e Vatikanit, Papa Françesku thotë se ai e kupton se si "këto krime mund të shkundin besimin dhe shpirtin e besimtarëve" dhe zotohet të "zhdukë këtë horror tragjik".

Raporti akuzon mbi 300 priftërinj grabitqarë, në Pensilvani të SHBA-së, të cilët kanë abuzuar me rreth 1 mijë fëmijë. Këto abuzime të tmerrshme ishin mbuluar në mënyrë sistematike nga Kisha, duke lejuar vijimin e tyre. Mendohet se numri i abuzimeve mund të jetë edhe më i lartë. "Mendojmë se numri real i fëmijëve, rekordet e të cilëve humbën, apo numri i atyre që nuk denoncuan për shkak të frikës, mund të jetë në disa mijëra", shuhet në raportin e jurisë.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/16/raporti-i-tmerrshem-abuzimet-seksuale-te-prifterinjve-me-femijet-si-u-mbuluan-nga-drejtuesit-e-klerit/