AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 22:50

E ngacmonin shpesh kolegët e punës, infermierja vret veten

Një infermiere ka vrarë vetën pasi  kolegët e punës e kanë ngacmuar, raporton BBC. Bëhet fjalë për Rhian Collins, 30 vjeç, e cila kishte dy fëmijë dhe ishte e fejuar me David Reed.

Sipas gjykatës thuhet se me infermjeren është abuzuar verbalisht nga stafi i spitalit ‘Cefn Coed’ të Swansea, duke e bërë e jetën e saj të vështirë çdo ditë.

Pas njoftimit të të fejuarit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar detajet e plota të kësaj ngjarje kaq tragjike.

Sipas dëshmitarëve, kolegët e 30-vjeçares e ngacmonin shpesh herë, por duke mos ditur se Collins do merrte një ditë këtë vendim kaq të rëndë.

Ajo u fiksua shumë me pamjen e saj, shkonte katër herë në ditë në palestër. Ndihej e stresuar dhe e rraskapitur”, kanë thënë miqtë e saj.

Ndërsa i fejuari i saj ka rrëfyer se ky nuk ka qenë rasti i parë që që Rhian ka tentuar të vritet, sipas tij ajo ka tentuar disa herë, por kësaj radhe fundi ishte fatal./Faxweb.al/