TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tren është përplasur me një autoveturë në Golem. Dyshohet se nga kjo përplasje ka të plagosur.
Mësohet se autoritetet janë nisur drejt vendngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët. Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/17/perplasja-e-trenit-me-veturen-ne-golem-fotot-nga-vendi-i-ngjarjes/