TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i “yllit” të Barcelonës Lionel Mesi, Matias Mesi është dënuar më 2 vite e gjysmë burg me vendim të gjykatës në Argjentinë për akuzën: “Armëmbajtje pa leje”. Por Matias nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i tij është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit.
Vitin e kaluar Mesit i është sekuestruar dhe arma e tij. Puna e bërë nga avokatët e tij si dhe justifikimi se ai nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore kanë bërë që ky dënim të konvertohet në punë. Sipas asaj që thotë “La Capital” ishte një marrëveshje e vështirë por që u arrit midis prokurorëve dhe përfaqësuesve të Mesit.