AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 22:57

Tërhoqi zvarrë shqiptarin dhe e la të vdekur në mes të rrugës, identifikohet autori

Tërhoqi zvarrë shqiptarin dhe e la të vdekur në mes të

Policia italiane ka arritur të indetifikojë personin që përplasi dhe tërhoqi zvarrë disa metra, një shqiptar 64 vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë në rrugën Virgilio Ferrari.

Siç shkruajnë mediat italiane, personi në fjalë është një 21 vjeçar me origjinë nga Maroku, i cili rezulton me preçedentë penale dhe me leje qëndrimi të skaduar. Ai do përballet me drejtësinë italiane me akuzën e vrasjes dhe neglizhencës së shpëtimit.

Viktima e incidentit, 64 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u la në 6 gusht thuajse i vdekur në mes të rrugës.

Pas tre ditësh në spital në gjendje të rënduar, nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të rënda, duke ndërruar edhe jetë. I riu nga Maroku i dënuar për posedim lëndësh narkotike dhe armësh, e la në mes të rrugës pa i dhënë një ndihmë paraprake.