TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan. Andrew Brunson mbahet në Turqi prej më shumë se 2 vitesh për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdogan.
Mosmarrëveshja për lirimin e tij, ka bërë që dy aleatët e NATO-s të vendosin tarifa për mallrat e njëri-tjetrit. Kjo ka përkeqësuar krizën e monedhës turke, lira, e cila ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari.
Kjo ka nxitur shitjen e gjerë në tregjet e tjera në zhvillim, duke shkaktuar frikë për një krizë globale. Monedha u rikuperua pak, më parë këtë javë, pasi qeveria turke rriti tarifat për importet nga SHBA të makinave, pijeve alkoolike dhe duhanit. Por rimëkëmbja e lirës ndaloi nga kërcënimet e reja të SHBA.
Javën e kaluar, SHBA dyfishoi tarifat e saj mbi importet e metaleve nga Turqia dhe të enjten, sekretari amerikan i thesarit Stiven Mnukin tha: “Ne planifikojmë të bëjmë më shumë nëse nuk e lirojnë shpejt Brunson.”
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/16/profil-kush-eshte-pastori-amerikan-qe-ka-futur-ne-sherr-trump-me-erdogan/