AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 00:02

Përplas 7 makina në tentativë për t’i ikur policisë, i riu i armatosur hedh pistoletën në oborrin e një banese

Përplas 7 makina në tentativë për t’i ikur

Personi që shkaktoi aksidentin e shumfishtë sot në mbrëmje rreth orës 23:00, ku u përfshinë 7 makina, quhet Ervin Kodra.

Një makinë tentonte ti ikte shërbimeve të policisë që i ishin vënë në ndjekje. Nuk ka viktima, por ka të plagosur. Një person është vënë në pranga.

Ndjekja dhe aksidenti

Burime thanë për Panorama se Policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Tuareg” nga bulevardi “Zogu i Parë”. Dyshohet se në atë automjet kishte lëndë narkotike. Në ndjekje e sipër mjeti përplaset me një tjetër automjet tip “Golf” në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda.

Pas përplasjes personi që kanë qenë në “Tuareg” ka dalë nga makina dhe kanë qenë me armë zjarri. Ndjekja ka vijuar në këmbë edhe personat e dyshuar kanë hedhur armët, dy pistoleta, në një avlli pranë një banese. Por, i dyshuari është arritur dhe arrestuar nga policia.

Te makina tip “Golf” ishte në bord një vajzë e cila është transportuar me autoambulance në spital.