AKTUALITET, 24 Janar 2019, 18:47

Përjetësisht i humbur, ndërpriten përfundimisht kërkimet për Emiliano Sala

Përjetësisht i humbur, ndërpriten përfundimisht

Janë mbyllur përfundimisht kërkimet për avionin, me të cilin udhëtonin Emiliano Sala e piloti, që u rrëzua të hënën në mbrëmje në Kanalin e La Manshit.

Pas tentativës së fundit të ekipeve të shpëtimit, kërkimet nuk dhanë asnjë rezultat (u kërkua në këmbë edhe në ishullin Burhou) dhe njoftimi zyrtar nga kapiteni i portit të Guernsey, David Barker, në orën 16.16, theksoi se shpresat për të gjetur të mbijetuar tashmë ishin shuar.

Kapiteni i portit Guernsey, David Barker, ka njoftuar gjithashtu ndërprerjen e kërkimit të avionit të rrëzuar në kanalin e La Manshit me në bord futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin. I pafat argjentinasi, që sapo kishte nënshkruar një kontratë të rëndësishme me klubin e Premier League, Cardiff City, duke bërë kapërcimin në kualitet nga Nantes, me të cilin luante.