TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Romela Begaj dënohet me tetë vjet nga Federata Botërore e Peshëngritjes, pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore, arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.
Në një dokument që Federata Botërore e Peshëngritjes i ka dërguar autoriteteve shqiptare rreth çështjes Begaj që nga zbulimi i saj pozitiv në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017, vërehet çfarë ka paraqitur Begaj për mbrojtje.
Edhe në rastin e parë kur rezultoi pozitive sërish ndaj stanazololit, në vitin 2014, Romela Begaj nuk mundi të shpjegojë se si kjo substancë kishte hyrë në trupin e saj. Sipas rrëfimit të saj, e vetmja përgjigje për pozitivitetin e gjetur është sabotimi.