TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për shkak të gërryerjeve prej rrjedhës së lumit Shkumbin si dhe nga eurozioni është shkatërruar një segment i rrugës automobilistike në fshatin Çengelaj, në drejtim të fshatit Trash në Njësinë Administrative Shezë në Bashkinë Peqin.
Dëmtimi i këtij segmenti rrugor për pasojë mund të pengojë qarkullimin e mjeteve në një prej akseve më të rëndësishme që lidh fshatrat e një pjese të Peqinit me Belshin.
Bashkia e Belshit është vënë në dijeni të kësaj situate. Pritet që inxhinierët të vlerësojnë situatën e krijuar dhe të bëhet një projekt për të ndërhyrë urgjentisht, në mënyrë që të shpëtohet shkatërrimi i gjithë bazamentit të rrugës.
Në një komunikim në telefon Administratori i Njësisë Administrative Shezë, z.Shefqet Tabaku bëri me dije se për situatën e krijuar në rrugën Pajovë-Belsh, ku një segment është shkatërruar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit është vënë në dijeni bashkia Peqin.
Sipas Administratorit Tabaku, bazamenti i rrugës ka rrëshkitur në afërsi të fshatit Gryksh i Vogël. Bashkia Peqin aktualisht ka dërguar në terren specialistët përkatës dhe është vendosur të merren masa të menjëhershme për riparimin e rrugës.