AKTUALITET, 24 Janar 2019, 15:47

Akuzohet për ngacmime seksuale, arrestohet ish-kryeministri i Skocisë

Akuzohet për ngacmime seksuale, arrestohet ish-kryeministri i Skocisë

Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, është arrestuar dhe akuzuar e do të dalë në gjyq ditën e sotme, ka pohuar zyra e prokurorit.

“Sky News” njofton se Salmond ishte pyetur nga policia të mërkurën para se të arrestohej, por nuk ishte mbajtur në paraburgim gjatë natës.

Ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, është nën hetim nga Policia e vendit, pas një kërkese të qeverisë skoceze të Nicola Sturgeon, pas akuzave të dy grave që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht prej tij disa vite më parë.

Qeveria skoceze dha raportin e saj përfundimtar në polici në gusht 2018. Salmond i ka mohuar pretendimet të cilat datojnë që nga viti 2013, kur ai kryeministër.

Policia dhe prokurorët nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm mbi arrestimin, pas akuzave të reja kundër Salmond.