AKTUALITET, 24 Janar 2019, 18:10

VIDEO/ Banorët e Unazës vazhdojnë protestën: Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti

VIDEO/ Banorët e Unazës vazhdojnë protestën: Benzinën e

Banorët e Unazës së Re po vazhdojnë të protestojnë edhe mbrëmjen e sotme.

Ata dogjën disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre.

Përballë këtyre akteve, banorët u shprehën se: “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromoat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”. 

Disa nga parrullate banorëve sonte ishin:

“Poshtë projekti.

Edvin, hajdut, kazan, legen. 

O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”. 

“Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Duam hetim për këtë projekt korruptim. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do ti mbrojmë me armë”, u shpreh një tjetër banor, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat…

“Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti. 

Unaza e bashkuar, ka për të fituar”.