AKTUALITET, 24 Janar 2019, 18:35

Denoncimi/ “Policia organizon trafikun e refugjatëve, iu bën letrat për azil politik për 500 Euro”

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një qytetari, i cili i ka dërguar një mesazh, ka denoncuar policinë e Korçës, pasi sipas tij, ata organizojnë trafikime refugjatëve.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se Policët, u marrin nga 500 emigrantëve dhe u bëjnë letrat për azil politikë.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Narkopolicia organizon trafikun e refugjateve!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje dokto po punoj inspektor ne polici nuk me kane vene fshesen akoma partia socialiste.skandal policia e shtetit BILISHT-KORCE po bejne transportin e klandestineve pasi keta te fundit kalojne kufirin e gjelber policia i mer dhe iu ben letrat per azil politik kundrejt pageses 500 euro per person me pas policia e bilishtit i shoqeron me fugon tek policia e korces ku policia e korces i mer kundrejt pageses dhe i con ne kampin e babrru tirane.ne tirane klandestinet qendrojne 1 dite dhe shoqerohen perseri deri ne kufi me malin e zi.e thene me thjeshte policia mer lek per letrat e azilit dhe per transportin e klandestineve.publikoje doktor shume respekte.anonim ju lutem se me heqin nga puna.

bERISHA