AKTUALITET, 24 Janar 2019, 17:40

Mustafaj: Cakaj, i paaftë për të bërë detyrën e ministrit të Jashtëm

Mustafaj: Cakaj, i paaftë për të bërë detyrën e

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka reaguar në lidhje me delegimin e kompetencave të ministrit për Gent Cakajn nga Kryeministri Rama.

Mustafaj në një intervistë për Neës24, u shpreh se, Cakaj është i paaftë për ta bërë atë detyrë dhe se me prezantimin që bëri dje ja shtoi namin e keq vetes.

“Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.

Fjalimi i preznatimti është i rëndësishëm kudo në botë, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto.

Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë s'e di ca është kjo tezë”, u shpreh Mustafaj.