TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit është klubi me më shumë të ardhura për sezonin e fundit, plot 750.9 milionë euro. Në vend të dytë Barcelona, me 690.4 milionë dhe më pas Mançester Junajtid, me 666 milionë, ndërkohë që një sezon më parë ishin anglezët të parët.
Ky klasifikim është bërë nga “Deloitte Football Money League”, që publikon listën me ekipet me më shumë të ardhura në botë. Bie në sy fakti se tre klubet që udhëheqin klasifikimin, gjenerojnë bashkë 2.1 miliardë euro, dyfishin e tre klubeve që ishin në vendet e para 10 vite më parë.
Për skuadrat italiane ka një rënie, pasi Juventusi ka dalë jashtë 10-shes së parë. Bardhezinjtë mbajnë vendin e 11-të, me 394.9 milionë euro, por këtu nuk llogaritet efekti Ronaldo, që rezultatet i jep sezonin tjetër. Interi është i 14-i, me 280.8 milionë euro.
Më pas vijnë Roma, Milani dhe Napoli, që del jashtë 2-shes së parë.