TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alibia e Edi Ramës se nuk mund ti vihet flaka Shqipërisë për një përgjim “Alo Niçe”, ka marrë rë të enjten në emisionin “Open” një përgjigje sa të qetë, po aq edhe asgjesuese. Nëse kryeministri mundohet ta relativizojë historinë e kapjes në përgjim të kryebashkiakut dhe shefit elektoral të qarkut të Durrësit me trafikantë drogë që blejnë vota, atij i është bërë një pyetje fare e thjeshtë. Ndërsa rama po thoshte se ajo qe një sallata fjalësh, se përgjimi nuk të fajëson automatikishtm se ajo është vetëm një pikë uji në oqeanin e asaj dosje, Neritan Sejamini që kishte përballë i ka bërë pyetjen më të thjeshtë të mundëshme:
“Po pranojmë se Dako nuk është i fajshëm. Po ju si kryeministër, moralisht, politikisht, shpirtërisht, europianisht, a ndjeni ndonjë përgjegjësi që një nga njerzit tuaj të rëndësishëm ka miqësi dhe komunikon me trafikantë droge për të siguruar vota” (video poshtë)?
[video width="720" height="344" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/vide.mp4"][/video]
Po të shihet përgjigjja e Ramës (video lart) ajo është një dredhim i plotë nga pyetja. Ai nuk flet fare për kritere morale por justifikohet duke thënë se mund të rastisë që gjatë fushatave zgjedhore edhe ai edhe çdo politikan të bjerë pre e njerzve me rekorde kriminale se ai nuk është i pajisur me dedektor kriminelësh me vete,
Megjithëse edhe ky standart është një imoralitet i madh, i papranueshem në çdo vend demokratik, përsëri kjo alibi nuk e nxjerr Ramën nga halli. Sepse ai thjeshtë gënjen me justifikimin se telefonat janë bërë vetëm në kohë fushte.
Vetë Dako disa javë më parë, i ftuar po në studion e “Open” (video poshtë) i detyruar të përballet me përgjimet tregoi se ka mbajtur një marëdhënie konstatnte me Avdylajt dhe se përgjimet nisin që nga shkurti, kur zgjedhjet ishin në qershor.
Pra Rama mashtron kur flet thjeshtë për takime të rastësishme gjatë fushatës elektorale.
Nuk ka dyshim se Vangjush Dako, ashtu sikurse shkroi edhe letër për lirimin e Lulzim Berishës nga burgu ka mbajtur lidhje me banditët për llogari të partisë socialiste. Dhe se çfarë të çon te ky konkluzion ia tregojë shumë bukur të enjten në mbrëmje Neritan Sejamini (video poshtë), cili dha një shembull të shkëlqyer se si mund të çarmatoset live, me urtësinë e logjikës dhe thjeshtësinë e fakteve, një politikan gënjeshtar.
[video width="720" height="338" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/sejamini-open-1.mp4"][/video]