AKTUALITET, 31 Maj 2019, 12:38

VIDEO/ Dalin pamjet, ja si u arrestua miku i Emiljano Shullazit për vrasjen e Arben Bilalit

VIDEO/ Dalin pamjet, ja si u arrestua miku i Emiljano Shullazit për vrasjen


Video e mëposhtme tregon momentin e arrestimit të Gjergj Çukalit, të fortit të Myslym Shyrit që akuzohet për vrasjen e Arben Bilalit.

Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.