TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, shkruan sot se projekti më i fundit i rrugës Milot-Balldren fsheh afera korruptive.
“Rilindja edhe pse në ikje, nuk po i trembet asnjë projekti të tillë, projekt që pason atë të Astirit, ku një km rrugë kushtonte 20 milion euro.
Projekt që pason 216 kontrata sekrete që s’kanë lidhje me asnjë lloj sekreti veç fshehjen e procedurave korruptive”- shkruan ai në Facebook.
Postimi i Përparim Spahiut:
Korruptive, Mafioze, Piramidale.
Këto ishin fjalë që dëgjuam mbrëmë për projektin më të fundit të rrugës Milot-Balldren.
Rilindja edhe pse në ikje, nuk po i trembet asnjë projekti të tillë, projekt që pason atë të Astirit, ku një km rrugë kushtonte 20 milion euro.
Projekt që pason 216 kontrata sekrete që s’kanë lidhje me asnjë lloj sekreti veç fshehjen e procedurave korruptive.
Projekte që emërues të përbashkët kanë Parlamemtin Shqiptar, si bashkëpunëtor në grabitjen e miliona eurove.
Po vidhemi përditë dhe askush nuk heton, edhe pse media, analistë, opinionistë, ekspertë, guximtarë do ti quaja, denoncojnë.
E vetmja rrugë, rrëzimi i këtij sistemi Korruptiv, Mafioz, Piramidal…!!!