AKTUALITET, 31 Maj 2019, 11:56

Televizioni publik i jep dyfishin e kohës së transmetimit propagandës së Partisë Socialiste

Televizioni publik i jep dyfishin e kohës së transmetimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i japë dyfishin e kohës televizive në televizionin publik transmetimit të fushatës politike të Partisë Socialiste, duke i dhënë konkretisht 60 minuta kohë në dispozicion.

Pas Partisë Socialiste, e dyta në radhë me 30 minuta transmetim të fushatës zgjedhore vjen Partia Social-Demokrate, ndërsa partive të tjera në listë i është dhënë vetëm 10 minuta kohë transmetimi.

Kujtojmë se PS futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa konkurrencë direkte, duke qenë se dy partitë më të mëdha opozitare kanë refuzuar të futen në zgjedhje.

Koha e dhënë në dispozicion për transmetim në median publike, tregon dominimin e plotë të Partisë Socialiste dhe një avantazh që media po i jep kësaj partie për të shpalosur e vetme propagandën.