AKTUALITET, 31 Maj 2019, 14:05

Akuzat e Ballës, Shkëlzen Berisha: Tualeti që kërkonte “pafajësi”

Akuzat e Ballës, Shkëlzen Berisha: Tualeti që kërkonte


Pas akuzave të Taulant Ballës, ka reaguar Shkëlzen Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka krahasuar Ballën me një “tualet” që kërkon pafajësi.

Djali i ish-kryeministrit Berisha, thekson se Balla ka kapur prej fyti drejtësinë dhe për këtë arsyeje nuk kanë filluar hetimet për 6 milionë euro të fituara nga Edmond Bego, të cilin e cilëson “mik shtëpie” të Taulant Ballës.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Tualeti qe kerkonte “pafajesi”

Tualeti I Reformes ne Drejtesi sot nuk duhej te gjykohej vetem per per shpifje, sic eshte gjykuar dhe denuar “deshmitari” I tij ne komisionin e CEZ.

Nese pronari Tualetit nuk do kishte kapur per fyti drejtesine, prokuroria sot do ishte duke hetuar 30 udhetimet e nr 2 te partise ne pushtet me nje trafikant droge ne destinacionet dhe resortet e Europes.

Pikerisht ne ato vende qe sot I mbyllin deren Shqiperise sepse ja kane “shqyer” ministra trafikante droge, ministra me vellezer trafikante droge dhe kryeparlamentare me miq shtepie trafikant droge.

Nese pronari i Tualetit nuk do kishte kapur per fyti drejtesine, prokuroria sot do te kishte filluar hetimin per plot 6 milione euro qe miku i tij I shtepise, ka perfituar nga parate e shqiptareve ne kundershtim me cdo ligj qe ja ndalonte pjesemarrjen ne tender si I denuar per trafik droge. Para keto te “dorovitura” nga CEZ ne kundershtim me ligjin menjehere pas kthimit te ciftit Bego – Balla nga muaji I mjaltit.

Por numerimi mbrapsht per “pronarin” eshte drejt fundit dhe kur te perfundoje, denimi per shpifje do te jete shqetesimi me I vogel ligjor i Tualetit.

Çfarë tha Taulant Balla?

“Drejtësia do të fitojë. Lulzim Basha duhet të paguajë gjobën, që ka vendosur gjykata. Në rastin e Shkëlzen Berishës, është një prej rasteve më të qarta, ku njerëzit e veshur me pushtet, gjatë kohës që kanë qënë në qeveri, janë paguar me shuma marramendëse nga një individ, që më pas është shpërblyer me një koncesion. Të gjitha dosjet e korrupsionit të këtyre 25 viteve do të zbardhen.

Janë të shumtat raste korruptive dhe asnjë rast në të shkuarën nuk do të ngelet pa hetuar. Kërkova nga gjykata pafajësi”