TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë ish deputetë të Partisë Demokratike janë nën akuzë se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë në Drejtorinë e Tiranës pas protestës së 16 shkurtit.
Vetë ish deputetët mohojnë akuzat dhe thonë që janë zyrtarët e lartë të policisë ata që kanë ushtruar dhunë. Pas përplasjeve që ndodhën në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ish deputetët thonë së i kanë gjetur drejtuesit e lartë të policisë duke pirë alkool. Për këtë kanë publikuar edhe një foto gjatë emisionit Opinion të ditës së mërkurë.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mohuar akuzat e ish-deputetëve të opozitës. Ai ka thënë se kjo akuzë është e pavërtetë dhe për më tepër nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë.
Për ministrin, ish deputetët kanë kryer një akt të turpshëm dhe kjo është e dokumentuar me filmime.
“Është e pavërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë.
Barriera etike dhe morale pengon të prekësh punonjësin e policisë. Të qenit deputet nuk u jep asnjë të drejtë të prekin punonjësit e policisë” tha Ministri Lleshaj.
