AKTUALITET, 31 Maj 2019, 11:55

Bamir Topi flet hapur: Ku vë këmbën Edi Rama, nuk lindin gjallesa...

Bamir Topi flet hapur: Ku vë këmbën Edi Rama, nuk lindin


Ish presidenti, Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", në një intervistë ku ka rrëfyer mardhëniet  me Sali Berishën dhe Edi Ramën dhe librin autobiografik që ka publikuar. Topi ka bërë në emision, një përcaktim mjaft origjinal, për kryeministrin Edi Rama.

"Nga 2008, deri në vitin 2019, kemi një sundim bipolar të këtyre individëve [Berishës dhe Ramës]. Ka qenë një aktor, Bud Spencer dhe ka patur një titull filmi, "Këmbëmadhi". Aty ku vinte këmbën Bud Spence, nuk lindnin gjallesa. Flas për aktualin. Për Ramën kam patur një mendim tjetër, si një djalë qytetar. E kam parë si një njeri të përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit", u shpreh Topi.

VIDEO:

/TPZ.al/