TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor ish-gjyqtarin Admir Thanza, duke e dënuar me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Dënimi u konvertua në shërbim prove për 18 muaj, ndërsa gjatë seancës Thanza kërkoi pafajësi.
Ish gjyqtari e konsideroi të pabazuar në ligj akuzën e ngritur, teksa argumentonte se vendimi i gjykatës italiane nuk është vendim dënimi.
Në fund të shqyrtimit gjyqësor Gjykata e Tiranës vlerësoi se akuza është vërtetuar tek çdo dyshimi dhe për këtë shpalli të fajshëm Thanzën.
Akuzat mbi Thanzën:
Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.
Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari thotë se e ka marrë ai përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.
“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit.
Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur.
Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.