AKTUALITET, 22 Janar 2019, 09:24

Padia ndaj Metës, Vasili: Rama dhunues i kushtetutës, edhe argat i oligarkëve

Padia ndaj Metës, Vasili: Rama dhunues i kushtetutës, edhe argat i

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili jashtë Kuvendit bëri me dije për median se ka gati padinë në Gjykatë Kushtetuese për Presidentin e Republikës.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili akuzon kryeministrin si dhunues të Kushtetutës. Për Vasilin, Rama është rasti i Kryeministrit ku padija, ligësia dhe babëzia bëhen bashkë.

E në fund ka dhe një pyetje për të: Për çfarë do ta padisë Metën? Deri në marrjen e kësaj përgjigje, kreu i grupit parlamentar të LSI e ka një opsion.

"Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e para dhe e paprekshme" shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhunoi kushtetuten,nenin 155, per oligarket, tani ka surrat e flet per Presidentin.

Edi Rama ky zorre qorre e oligarkeve,u pergjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %.

Per kete dhunoi kushtetuten,pikerisht nenin 155 te saj,kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.

Ja cfare thote kushtetuta:

Neni 155

"Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepet fuqi prapavepruese".

Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket,,ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.

Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.

Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka.

Po perse do ta padiste?

Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve.

Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister,qe s'njohin ligj e atdhe,ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop.

Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme.

Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve ,edhe i semure psiqik.

Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri.