TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tridhjetëvjeçarja Sarah McBride u bë transgjinorja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fiton një vend në senat.
McBride është një përfaqësuese e demokratëve, e cila fitoi një vend në senatin e shtetit të Delawere.
“Mendoj se rezultati i sotëm tregon qartë atë që e kam ditur gjithmonë, që qytetarët e distriktit tim janë me mendje të hapur, dhe shohin idetë e kandidatëve, jo identitetin e tyre”, u shpreh McBride pas fitores.
McBride ka që prej vitit 2012 që është përfshirë në politikë për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut.
Ajo njihet për faktin se ka advokuar për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që të luftohen paragjykimet, diskriminimi dhe dhuna në lidhje me identitetin gjinor.