AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 10:26

Për Arben Ahmetajn, vendi ynë po lulëzon nga rritja ekonomike

Për Arben Ahmetajn, vendi ynë po lulëzon nga rritja ekonomike

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa po prezantonte buxhetin e vitit 2018, u shpreh entuaziast për ekonominë shqiptare. Sipas tij, vendi ynë ka një rritje të ndjeshme ekonomike, dhe ulje të borxhit publik.

Ky optimizëm i Ahmetajt, u shoqërua edhe prezantimin e disa rrugëve që pritet të përfundojnë në vitin 2018, duke nisur nga Rruga "Tiranë-Elbasan", "Durrës-Kukës" dhe "Rrogozhinë-Plepa".

Ahmetaj, foli edhe për reformën e pensioneve që sipas tij shpëtoi nga falimentimi dhe se është në vijë të mbarë.

Ministri i Financave, u ndal edhe tek reforma e ujit, që pritet të fillohet në janar të 2018.

/TPZ.AL/