AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 09:53

Aksident në Greqi/ Humb jetën shqiptari, babai i 3 fëmijëve

Aksident në Greqi/ Humb jetën shqiptari, babai i 3 fëmijëve

Një aksident me një shqiptar të vdekur ka ndodhur në Greqinë fqinje.

Viktima është një 46-vjeçar, raportojnë sot mediat lokale, pa bërë të ditur gjeneralitetet e tij.

Makina e bardhë tip “Suzuki” me të cilën lëvizte shqiptari ka dalë nga rruga në kilometrin e 50-të të rrugës PEO Lamia – Larissa, rreth orës 20:00 të së dielës.

Shoferë të tjerë tentuan ti vinin në ndihmë 46-vjeçarit dhe lajmëruan policinë, por shqiptari humbi jetën.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.