TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama, ka postuar sot në faqen e tij në facebook, një reklamë të CNN, e cila nënvizon se faktet janë më të rëndësishme se propaganda. Në fakt CNN e ka krijuar këtë reklamë pikërisht për liderët si Rama, që faktet i injorojnë dhe vënë në punë makineritë e propagandës për të shtrembëruar realitetin.
Në rastin e Amerikës, CNN ironizon Presidentin Trump, i cili shpesh devijon nga faktet dhe paraqet pikëpamjet e veta si të vërteta. Ndërsa në rastin e Shqipërise, kjo reklamë ka një kuptim të rëndësishëm, së pari për kryeministrin që bën përpjekje maksimale për t'i manipuluar faktet, për të baltosur të gjithë ata që i percepton si kundërshtarë të Rilindjes, por edhe për të gjitha mediat e blera nga kryeministri, që i shërbejnë me devotshmëri për të fshehur çdo fakt, apo lajm që mund të shqetësojë sadopak padronin e tyre. /TPZ.AL/
Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES
? dhe me këtë video të thjeshtë për Mollën, Kazanin dhe Bananen, ju uroj një ditë të mbarë
?