AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 10:43

PD publikon rrugën e prishur: Qeveria s’mirëmban dot as akset rrugore ekzistuese

PD publikon rrugën e prishur: Qeveria s’mirëmban dot as akset

Deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar në profilin e “Facebook” pamje nga rrëshqitja në rruga Levan-Tepelenë.

Skarpati i rrugës ka rrëshqitur duke krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për aksidente në vendin e quajtur Kremenar. Deputeti i PD akuzon qeverinë “Rama” se nuk mirëmban akset ekzistuese jo të ndërtojë të reja pasi sipas tij, ky problem vijon që prej një viti.

Postimi i Shehut:

Kjo qeveri nuk mirëmban dot as akset rrugore ekzistuese, jo të ndërtojë të reja!

Në aksin Levan-Tepelenë, rrugë kombëtare e me rëndësi të veçante, kjo rrëshqitje dheu gati një vjeçare vazhdon të pengojë trafikun e të rrezikoje për aksidente.

Askush nuk kujdeset ta riparoje defektin e rivendose normalitetin. Turp i vërtetë, pa aftësi e plotë, mungesë e thellë përgjegjësie e respekti ndaj qytetarëve e taksapaguesve! TPZ.AL