AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 16:13

Patozi: Ja pse Edi Rama kishte të drejtë...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, bëri ironi me thënien e Kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua opozitës, duke i etiketuar “Zogjtë e korbit”.

Shkrimi i plotë i Patozit në Facebook:

EDI RAMA KISHTE TË DREJTË...

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?