TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PD-së për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të rreth 20 mijë familjeve.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se familjet e hequra nga kjo skemë, është se ata ishin vendosur në mënyrë abuzive nga demokratët.
“Si fillim, vendimin e qeverisë së mëparshme të vitit 2012, me gjithë sistemin e pikëzimit, jo transparent, të miratuar nga qeveria juaj. Në atë vendim qeverie është kaluar në proces pas ratifikimit me marrëveshjen me Bankën Botërore për ndihmë ekonomike. Si të gjitha reformat, edhe kjo është një reformë që nisi në qershor të 2013, duke u fokusuar në tre qarqe. Dhe nga ku zbatimi i kësaj skeme, rezultuan 19 mijë e 700 deklarime të rreme, pra subjekte abuzive, që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe nuk meritonin ta kishin. Kanë kaluar dy vjet nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Prrenjasi që është në ndihmë ekonomike me vilë, vazhdoni protestoni. Këto nuk janë veç disa raste, por janë mijëra raste.” tha Rama në Kuvend
Kjo nuk është pritur mirë nga demokratët, të cilët pasi i janë afruar foltores ku po fliste Rama, janë ngritur nga salla dhe kanë dalë nga Kuvendi në shenjë proteste
Ndërkohë që shefi i qeverisë i ka cilësuar akuzat e demokratëve si ato të zogjve të korbave.
“Nga ana tjetër, dua të ju them se ka një fond të posaçëm, që në bashkëpunim me Xhelal Mziun t’i akomodojë brenda skemës ekonomike të atyre që nuk shkon të ua qajë hallin, por për t’i nxjerrë në televizor.
Ndërkohë që e vetmja bashki që deri më sot ka bërë ekzaktësisht këtë veprim, është bashkia Vlorë, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme.
Dhe fluturoni si korbat në çdo gropë që hapet dhe na kërkoni llogari ne. Ju e kishit nivelin e ndihmës ekonomike mesatarisht 29 mijë lekë. Ju keni arritur t’i jepni familjeve 6 mijë lekë të vjetra, dhe na u mërzitet dhe vini këtu e nuk lini fjalë të fjalorit pse ju thashë zogj të korbave.” tha shefi i qeverisë