AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 13:57

Frika nga sulmet, blindohet ambasada e SHBA-s në Tiranë

Frika nga sulmet, blindohet ambasada e SHBA-s në Tiranë

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.

Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të Policisë së Shtetit.

Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit.

Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen në kryeqytet. /Vizion+