TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se reforma e ndihmës ekonomike është bërë për shkak se është gjetur një numër i madh qytetarësh që përfitonin ndihmë ekonomike pa të drejtë, deputetët e opozitës janë ngritur nga foltorja.
Basha është ofruar tek foltorja, por kjo gjë detyroi Gardën të dilte përpara kryeministrit.
Sipas tij “Ka një fond të posaçëm për të cilën e ftoj kreun e PD-së që në bashkëpunim me Mziun ti akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata që nuk ua qan hallin, por tua marrë vuajtjen dhe ti nxjerrë në televizor për interesat e tij. E vetmja Bashki që deri më sot ka bërë këtë veprim është Bashkia e Vlorës, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme”.
“Ju fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët. Ju jepnit 38 milionë USD për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë USD. Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo problem që keni lënë vetë pa zgjidhur”.