Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.
Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, pasi në portofol i është gjetur një biletë vetëm vajte e jo kthimi, me gjasë do të nisej me tragetin për Ankona.
Fillimisht u aludua për një kthim mbrapsht në Port, por zyrtarisht Policia Kufitare thotë për “panorama” se vajza nuk është paraqitur fare në sportel.
“Nuk na rezulton një emër i tillë i regjistruar, pasi mbajnë regjistër për çdo person të kthyer mbrapsht apo të paraqitur”- thonë burimet.
Nuk ka ende asnjë detaj për arsyen se pse vajza nuk është paraqitur në sportel.
Pse dyshohet aksident i qellimshem
Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.
Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.
Benzi i ka bërë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.
Ndërkohë që në makinën benz janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit.
Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.
Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.