TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Përrenjasit ka bërë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal ndaj administratorit të fabrikës së ambalazhimit dhe përpunimit të ujit në këtë qytet.
Gjatë verifikimit kanë konstatuar se përveç lidhjes së ujit që ka me ndërmarrjen e ujësjellësit kishte edhe një tubacion tjetër që furnizonte me ujë fabrikën.
Njoftim i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë referimin e materialeve në prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj subjektit të fabrikës së përpunimit dhe ambalazhimit të ujit me administrator shtetasin F.G., 47 vjeç banues në Tiranë.
Proçedimi ndaj këtij subjekti filloi pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i UK Librazhd, i cili është përgjegjësi i grupi të punës për verifikimin e lidhjeve të paligjshme në tubacionet e ujësjellësit. Gjatë verifikimit kanë konstatuar se përveç lidhjes së ujit që ka me ndërmarrjen e ujësjellësit kishte edhe një tubacion tjetër që furnizonte me ujë subjektin e lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga neni 159/1 i Kodit Penal.