AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 13:34

Vrasja e Kasmit, Apeli lë në burg të akuzuarit, nuk ndryshon masat

Vrasja e Kasmit, Apeli lë në burg të akuzuarit, nuk ndryshon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Eftmimiu Eftimius akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së Devi Kasmit në datë 29 Janar në Tiranë. Greku u arrestua disa ditë pas ngjarjes, ndërsa ka mohuar akuzat për vrasjen e Kasmit.

Ai i ka cilësuar si spekulime të pa baza akuzat, por sipas prokurorisë ka prova se greku, më pas ish-agjent policie, e ka kryer vrasjen.

Eftimus ka munguar në seancën e sotme, por në mungesë Gjykata e ka lënë sërish në arrest me burg.

Gjykata ka lënë burg, dhe të akuzuarit te tjerë, te cilit kishin kërkuar ndryshim mase.