TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dokumentet zyrtarë të rrjedhur nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se mirëmbajtja e sistemit të radarëve detarë është një histori e mbushur me tendera të dyshimtë dhe abuzime të mëdha financiare.
Ndërkohë për 2010-ën, sistemi ishte mirëmbajtur nga “Locked Martin” për të gjithë vitin me vetëm 330 mijë dollarë. Kontrata me “Idea Tel” e forcave detare u gjet në shkelje nga një “Audit” i Ministrisë së Mbrojtës. Përveç shkeljeve financiare, kontrollet e mëvonshme për zbatimin e saj treguan se radarët nuk mirëmbaheshin siç duhej dhe disa prej tyre ishin jashtë funksionit.
Pas këtyre shkeljeve Ministria e Mbrojtjes e përjashtoi kompaninë nga pjesëmarrja në tenderin për radarët. Por “Idea Tel” rikthehet sërish në lojë në vitin 2013.
Në gusht të 2013-ës, kur kishin përfunduar zgjedhjet por ishte ende në pushtet qeveria e Partisë Demokratike, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një tjetër tender, këtë herë të hapur. Për mirëmbajtjen e radarëve dhe rivënien e tyre në gatishmëri të plotë me fond limit 560 mijë dollarë. Fituese u shpall kompania shqiptare “AR and TI”.
Por dy javë pas formimit të qeverisë, ish ministrja Mimi Kodheli e anuloi tenderin. Një muaj më vonë, qeveria miraton një vendim për ribërjen e tenderit, saktësisht me të njëjtin objekt, por fondi limit u rrit me 50 për qind nga 560 mijë dollarë në 850 mijë dollarë.
Tenderi sekret u bë pa garë, sipas një procedure ku ministria e mbrojtjes ftoi kompanitë e përzgjedhura nga vetë ajo që të bënin ofertë. Nga ftesat u përjashtua “Locked Martin” dhe tenderi u fitua pikërisht nga “Idea Tel” në një bashkëpunim të paqartë me italianen “Gem electronica”. Çmimi fitues rezultoi saktësisht sa fondi limit pra 850 mijë dollarë ose 50 për qind më i lartë nga tenderi i anuluar vetëm 4 muaj më parë. Ministria e Mbrojtjes jep pak të dhëna në lidhje me këtë kontratë sepse e klasifikon si sekret. Por ministrja Olta Xhaçka i tha “Top Ceno” se kontratën e ka me kompaninë italiane “Xhem electronica” edhe pse në të gjitha raportet e kontrollit rezulton vetëm emri i “Idea Tel” si partner në këtë tender.
Çështja e radarëve shpërtheu publikisht në vitin 2015 kur një “Audi”-t i KLSH gjeti se procedura ishte e paligjshme. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes duhet të bënte tender të hapur dhe të thërriste në garë kompaninë “Locked Martin”, e cila përveçse ndërtuesja e sistemit më parë e kishte mirëmbajtur atë për vetëm 220 mijë dollarë në vit.
Por rritja e kostos nuk ka qenë abuzimi I vetëm në tender sipas institucioneve shtetërore. Më vonë një raport kontrolli i AKEP gjeti se një pjesë e madhe e radarëve të instaluar nga “Idea Tel” funksiononin në frekuenca të pautorizuara. Ndërsa një “Audi”-t i vetë Ministrisë së Mbrojtjes gjeti se funksionimi i radarëve ishte problematik./Top Channel