TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit këtë fillim viti pritet t’i nënshtrohet ligjit të vetingut. Të parët që do i nënshtrohen procesit do të jenë 300 oficerët me grada të larta. Projektligji që do të pastrojë Policinë e Shtetit nga korrupsioni, do të nisë kontrollin me Drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çako.
Në kuadër të procesit të vetingut do të kalojnë në “sitë” të gjithë pasuritë e drejtuesve të policisë në mbarë vendin. Ky proces pritet të zhvillohet me tre faza, kontrolli i efektivëve me grada të larta, ata me grada të mesme dhe në fund efektivët e nivelit zbatues. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e policisë janë tri: integriteti, pasuria dhe profesionalizmi.
Presupozohet që në fazën e parë, 300 punonjës me grada dhe funksione të larta, të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Referuar deklarimeve të zbardhura nga Open Data, në Money&Power (One Stop Integrate Data Source) bëhen publike të dhënat për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik.
Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim.
Haki Çako
Sipas Open Data Haki Çako aktualisht Drejtor i Policisë së Shtetit, e ka marrë këtë detyrë më 5 shtator 2014. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, të deklaruara së fundmi në vitin 2016 rezulton se e ardhura nga paga si Drejtor i Policisë së Shtetit është 1 533 692 lekë.
Personat e familjes të përfshirë në deklaratë janë bashkëshortja, Alketa Çako dhe vajza, Altea Çako. Bashkëshortja rezulton të ketë të ardhura nga paga në Autoritetin Shëndetësor Rajonal dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, shumën 630 201 lekë. Ndërkohë sipas të ardhurave nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, paraqitet ndryshim Pasurie përmes Zgjidhjes së Kontratës Noteriale me objekt pronotim apartamenti në Durrës dhe kthim i të drejtave dhe detyrimeve në gjendje fillestare. Vlera e detyrimit të kthyer 32 773 euro. Ky ndryshim pasuror krijon gjendje cash prej 30 000 euro; Ndryshim Pasurie nga Shitje Automjeti përmes kontratës noteriale tek një person fizik. Vlera e shitjes 7 000 euro. Nga shtija krijohet gjendja cash prej 7 000 euro.
Gjendje në llogari bankare të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako, çelur për kalim pagash është shuma 738 751 lekë, si dhe gjendje cash 37 000 euro e krijuar nga efekte të kontratave noteriale të vitit, përkatësisht kontrata për zgjidhje marrëveshje pronotim apartamenti dhe kontrata shitblerje makine.
Ardi Veliu
Referuar deklarimeve të zbardhura nga Open Data, rezulton se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka të përfshirë në deklaratë bashkëshorten Matilda Veliu. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, të deklaruara së fundmi në vitin 2016, të ardhurat nga paga dhe pagesë uniforme, në Policinë e Shtetit të Ardi Veliut, për periudhën 01.01.2016-31.12.2016, janë 1 057 081 lekë.
Ndërkohë deklarohet se bashkëshortja Matilda Veliu, të ardhura nga paga si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Ekonomiksit në Universitetin “Ismail Qemali”, orët suplementare, honoraret si anëtare e Këshillit të Fakultetit si edhe si personel akademik në Universitetin Shtetëror të Tiranës për vitin 2016, janë 1 171 756 lekë. Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në 31.12.2016 (depozita më parë ishte në emër të bashkëshortes, tani ka kaluar në emër të z. Veliu), rezulton të jetë 730 608 lekë.
Ndërsa për bashkëshorten Veliu, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në fund të vitit 2016, kursime plus paga, është 400 000 lekë.