TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit me homologun shqiptar Rama në samitin e Davosit, Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka folur për raportet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai mbajti një fjalim në pllatin “Maximos”. Tsipras tha se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.
Ai u shpreh se është i gatshëm për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë dhe se Greqia do votojë pro Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
“Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në votën tonë për hapjen e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, citohet nga mediat helene kryeministri grek, duke shtuar se ka një konsensus të të gjitha partive politike greke për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.
“Ky është një shembull i rëndësishëm se si bëhet politika e jashtme në vendet fqinje, ku për çështje strategjike nuk ka ndarje dhe sulme mes mazhorancës dhe opozitës”, tha kryeministri grek./TPZ.AL