BALLKAN, 23 Janar 2018, 12:49

Flet për herë të parë Albin Kurti: Nuk mbaj inat me askënd, do përballem me...

Flet për herë të parë Albin Kurti: Nuk mbaj inat me

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës së kryetarit të Vetvendosjes, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë për mediet. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur deri tani, Kurti u shpreh se nuk do të mbaj inat me askënd dhe se është i gatshëm të përballet me argumentet.

“Pjesmarrja aktive, është zgidhja për rrugën përpara. Unë nuk mbaj inat me askënd, as nuk do të hakmerrem me ndokënd. Reforma organizative, demokratizimi i thellë me funksionim të rregullt në të gjitha nivelet besoj se është zgjidhja e duhur për të gjitha dilemat. Vetëvendosja është lëvizje politike, nuk jemi sekt. Mendimet ndryshe do të ekzistojnë dhe do të zgjidhen me diskutime dhe me shumicën e votave. Nga mbledhja që kemi pasur së bashku kryesia dhe grupi parlamentar, unë isha optimist dhe me shpresë në fund të mbledhjes dhe është detyrë e dy të ngarkuarve nga kryesia që të procedojnë me këtë çështje. Për këtë gjë do të duhet të flasin të ngarkuarit. Për çdo temë për çdo dilemë çdoherë dhe kurdo jam i gatshëm të diskutoj dhe të ballafaqoj argumentet. Kam shpresë dëshirë dhe besim që në këto zgjedhje do të kemi kandidatura më të mira, dhe mendimet e ndryshme të kenë edhe një platformë të përbashkët”, u shpreh Kurti.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154928743392000/