BALLKAN, 19 Janar 2018, 10:30

Pesë propozimet në gjuhë sllave për emrin e ri të Maqedonisë

Pesë propozimet në gjuhë sllave për emrin e ri të

Pesë janë propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, në bisedimet Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.

Sipas shtypit grek, në bisedimet që janë zhvilluar në Nju-Jork janë paraqitur pesë emërtime të reja në gjuhën sllave. Emërtimet e reja kanë të gjitha emrin Maqedoni dhe janë në gjuhën sllave.

Në një intervistë me televizionin ANT1, Nimetz tha se termi “Maqedoni” do të përfshihet në emër, pasi më shumë se 100 vende e kanë njohur tashmë atë si të tillë.

Nuk ishte e qartë nëse Nimetz ka propozuar ndryshim të emrit kushtetues, por shtypi grek shkruan se nuk përjashtohet as mundësia që në Maqedoni të mbahet një referendum për miratimin e emërtimit të ri që do të përzgjidhet.

Propozimet e Nimetz

Republika Nova Makedonija – Republika e Maqedonisë së Re

Republika Severna Makedonija – Republika e Maqedonisë Veriore

Republika Gorna Makedonija – Maqedonia e Sipërme

Republika Vardarska Makedonija – Republika e Maqedonisë së Vardarit

Republika Makedonija (Shkup) – Republika e Maqedonisë (Shkup