BALLKAN, 17 Janar 2018, 08:43

Pas vrasjes së Ivanoviç, presidenti Serb do të vizitojë Kosovën në fundjavë

Pas vrasjes së Ivanoviç, presidenti Serb do të vizitojë

Pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, Presidenti serb, Aleksandar Vuçië pritet të vizitojë të shtunën dhe të dielën Kosovën.

Lajmin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë e ka bërë e ditur për “Tanjug” zyra e Presidentit serb.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vuçiç do të vizitojë të shtunën dhe të dielën Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën, për të biseduar me serbët lokalë.

“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai.