TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Institucionet serbe nuk janë treguar të gatshme që të bashkëpunojnë në zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë gjatë viteve ‘98-'99.
Prokurorët e Kosovës kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për zbardhjen e rasteve, ndërsa përgjigjet e kolegëve serb kanë qënë gjithmonë negative, raportojnë mediat kosovare.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se edhe përkundër përgjigjeve negative nga pala serbe do të vazhdojnë që të insistojnë të marrin informacione në zbardhjen e vrasjes së rreth 15 mijë persona nga forcat serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, e mbi 1600 persona të zhdukur.
“Prokurorët tanë kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për individ që kanë qenë të involvuar në krimet e luftës në Kosovë. Normalisht kjo çështje deri më sot dihet botërisht që Serbia ka refuzuar të bashkëpunojë në zbardhjen e krimeve të luftës gjatë luftës '98 e '99 dhe ne nuk do të reshtim së kërkuair për të gjithë ata individ që institucionet e Kosovës kanë fakte dhe dëshmi që janë të involvuar në krimet e luftës në Republikën Kosovës”,-u shpreh ministri i drejtësisë.