TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata speciale e Kosovës është sërish në fokus të mediave në këtë vend. Koha ditore shkruan sot se pushteti nuk ka hequr dorë nga mësymja për ta shembur Gjykatën Speciale.
Kjo, pavarësisht faktit që ndërkombëtarët kanë ritheksuar pasojat për Kosovën që do të rridhnin nga një vendim i tillë.
Të mërkurën, Kryesia e Kuvendit ka bërë përpjekjen e dytë brenda një muaji për ta çuar përpara iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. S’e ka mbërritur këtë qëllim. Ka dështuar, në mungesë kuorumi.
Burime të gazetës në Kuvend kanë treguar se deri në javën e ardhshme mund të tentohet sërish për ta kaluar iniciativën në Kryesi.
Kryesia e Kuvendit ka dështuar edhe gjatë ditës së djeshme ta mbajë mbledhjen, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur mbledhjen (e cila nisi me një orë vonesë), duke thënë se atë do ta thërrasë për javën tjetër.
Kryekuvendari kishte thirrur mbledhje edhe në natën e 22 dhjetorit pikërisht për këtë çështje, porse në mungesë të numrave kishte dështuar dy herë radhazi.